Hetimet për Ballukun/ Rama thyen heshtjen: Nuk kam ndërmend të..

Hetimet për Ballukun/ Rama thyen heshtjen: Nuk kam ndërmend të..
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme për akuzat e Prokurorisë së Posaçme ndaj zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Ai u shpreh në një intervistë, se nuk do të bëjë asnjë koment për çështjen, ndërsa shtoi se politika është tërhequr nga territori i drejtësisë. “Nuk kam ndërmend të bëj asnjë koment. Ata kanë punën e vet, ne kemi punën tonë. Duhet të mësohemi me këtë. Nuk është dicka që kemi nevojë akoma të jetojmë për të mësuar. Duhet të mësojmë që PS me mua në krye i kemi njohur pavarësinë e plotë drejtësisë. Ne kemi tërhequr politikën nga territori i drejtësisë. Dhe nuk do të futemi për ta rimarrë përsëri “, tha Rama.