Helmimi i qytetarëve të Bulqizë, reagon Dhurata Çupi: Akt kriminal, banorëve u rrezikohet jeta asnjë masë e marrë nga institucionet
Helmimi i 30 qytetarëve në qytetin e Bulqizës është dënuar si akt kriminal nga ana e ish deputetes Dhurata Çupi.
Sipas saj banorët e Bulqizës helmohen për të disatën herë dhe asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë.
Çupi u bën thirrje institucioneve hetuese të zbulojnë arsyet e këtyre ngjarjeve të cilat rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Postimi i Çupit në facebook
Po i helmojnë prej 7 vitesh me varfëri duke i çuar në skamje.Po i helmojnë duke u vjedhur xhepat përmes taksave që paguajnë rregullisht për 7 vjet me radhë.U bë e disata herë që po i helmojnë me ujin që pijnë. Janë banorët e Shupenzës kete herë dhe Bulqizes disa muaj me parë, të cilët vazhdimisht rezulton të helmohen nga uji i pijshëm në rubinetat e tyre, dhe ndonëse ky fakt është denoncuar dhjetra herë, ende askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Ndërsa banorëve u rrezikohet jeta nga helmi, auroritetet heqin përgjegjësitë nga vetja për këtë ngjarje. Korrupsioni institucional në vepra publike është trendi i rilindjes, por ky korrupsion po u rrezikon jetën këtyre banorëve. Asnjë hetim nuk është kryer nga organet kompetente të hetimit. Askush nuk ndihet para një akti të tillë kriminal. Institucionet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë në mënyrë që uji të jetë ujë dhe jo helm për banorët e Shupenzës zonë ku burimet natyrore janë aq të shumta sa nuk mund të lejohet për asnjë arsye korruptive një akt i tillë kriminal.Organet e drejtësisë të hetojnë një orë e më parë për këtë ngjarje të përsëritur e të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit që po ju kushton shëndetin banorëve të Bulqizës. Është koha për të vepruar dhe jo për të heshtur.#ditëmëtëmira#