Helmim masiv në Dibër, alarmohen autoritetet

Helmim masiv në Dibër, alarmohen autoritetet

  Dhjetra persona kanë përfunduar në spitalin Rajonal të Dibrës prej dy ditësh. Burime spitalore bëjnë me dije se që ditën e hënë, në urgjencën e spitalit janë paraqitur raste të shtuara me simptoma gastro-enterite, ku kanë marrë shërbimin spitalor dhe janë kthyer në banesa.

Mësohet se një pjesë e pacientëve kanë marrë terapi ditore, ndërsa në 6 raste janë shtruar në spital për ndihmë më të specializuar. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër gjatë ditës së hënë dhe ditës së martë ka marrë analizat fiziko-kimike në të gjitha depot e ujit të pijshëm të fshatrave dhe parametrat kanë dalë në kufijntë normalë, ndërsa analizat bakterologjike janë dërguar në Istitutin e Shëndetit Publik Tiranë për tu ekzaminuar dhe pritet që brenda 24 orësh të dalin përgjigjet.

Ndërkohë mjekët e familjes dhe strukturat e Bashkisë Dibër kanë  informuar qytetarët për përdorimin e ujit të pijshëm me kujdes deri në daljen e raportit përfundimtar nga strukturat përkatëse.

Dyshimet e para të këtyre rasteve të shumta të helmimit të popullatës janë nga kontaminimi i ujit të pijshëm, por gjithsesi do të jenë analizat bakterologjike ata që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë.