HEC-et Ulëz e Shkopet që nga dje kanë nisur shkarkimet. Situata po perkeqësohet sot pas fillimit te reshjeve të shiut

HEC-et Ulëz e Shkopet që nga dje kanë nisur shkarkimet. Situata po perkeqësohet sot pas fillimit te reshjeve të shiut

Reshjet e vazhdueshme të shirave të rëna gjatë muajit Nëntor dhe ato të dëborës që ranë të shtunën, kanë rritur prurjet në basenin e hidrocentraleve Ulëz e Shkopet.

Nisur nga kjo, kompania që ka këto dy HEC-e ka nisur shkarkimin e tepricave, për të shmangur në ditët në vijim përmbytje pasi sot u rikthyen reshjet e shiut.

Burime pranë HEC-eve Ulëz e Shkopet bënë të ditur se ato aktualisht punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa po monitorohen nga specialistët gjatë gjithë kohës përsa i përket sasisë së ujit që grumbullohet në basenet ujore të tyre.

Ndërkohë, sinoptikanët kanë parashikuar vazhdimin e reshjeve dhe temperaturat do të shkojnë në rritje e për pasojë do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të Qarkut Dibër.

Prania e borës së rënë tre ditë më parë dhe reshjet e shiut pritet të dyfishojnë sasinë e prurjeve në rrjedhën e lumit Mat që është arteria kryesore për liqenin e Ulzës.

Jashtë kameras, specialistët thonë se orët në vijim pritet të jenë kritike për shkarkimet në HEC-et Ulëz e Shkopet pasi nëse do të ketë shumë prurje, do të detyrohet rritja e shkarkimeve, që mund të sjellë një situatë si ajo e 3 Dhjetorit të vitit 2010 që shkaktoi përmbytje në Fushën e Milotit.