Një tjetër drejtues policie është shkarkuar. Mësohet se beteja me kanabis sativën ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër.
Bëhet fjalë për Paulin Çupi, i cili për disa vite me radhë ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës.
Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu.