Ditën e sotme është propozuar harta e re gjyqësore e cila propozon që në të gjithë vendin të jenë 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ.
Ky propozim parashikon shkrirjen e 10 gjykatave të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.
Pra, nga propozimi konludohet që nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15.
Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën
e Matit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e
Kavajës dhe Krujës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e
Lushnjës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me
gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën
e Tropojës)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën
e Pogradecit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën
e Kurbinit)
• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)
Gjykatat e propozuara të Shkallës së Parë Administrative
Propozimi per gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm
(Kliko këtu për të parë hartën e re gjyqësore për Shqipërinë)