
Harta e re gjyqësore, që ka filluar në Shqipëri të zbatohet që prej 2 votesh, ka ulur ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Thuajse gjysma e tyre janë mbyllur dhe qytetarë e njohës të fushës juridike kanë ngritur shqetësimin se ky riorganizim po shkakton rritje të kostove dhe vonesa në marrjen e drejtësisë. Dy nga institucionet e mbyllura të drejtësisë ishin edhe gjykata e prokuroria e Matit, të cilat ju bashkuan Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër që prej 1 Shkurtit të vitit 2023. Por kjo ka bërë që qytetarët e rrethit të Matit të pësojnë rritje të kostos së marrjes së shërbimit në dyert e shkallës së parë të drejtësisë. Mehmet Zanuni ka udhëtuar nga fshati Batërr e Madhe e Matit në Peshkopi për të marrë dy vërtetime. Nëse kostoja në Burrel do të ishte 500 lekë të reja, në Dibër ajo shkon në 5000 lekë të reja pasi kushton transporti dhe kosto të tjera” – tha mes të tjerash Zanuni.
Që prej implementimit të hartës së re gjyqësore, shqetësimi i ngritur nga banorët e zonave të largëta të Matit, për rritjen e kostos së shërbimeve në drejtësi, ka rënë në vesh të shurdhët.