Rekamë

Moti i pazakontë që ka mbajtur gjatë muajve të pranverës por edhe në ditët e para të Qershorit ka bërë që frutikultura, ndryshe nga viti i kaluar të ketë shumë pak prodhim. Shumë pemë frutore këtë vit nuk kanë fruta si rezultat i rempeturave të ulta që ishin gjatë periudhës së lulëzimit të tyre. Por ndryshe duket situata për hardhinë. Siduket do të jetë e vetmja që do të ketë prodhim të bollshëm në këtë sezon, ndërsa fermerët janë skeptic për tregun e shitjes. Nerim Topalli nga fshati Fullqet i Klosit thotë se shitja e prodhimit ka qenë një sfidë e vazhdueshme.

  Një tjetër problematikë e këtij fshati mbetet edhe uji vaditës i cili vjen me shumë vonesë dhe jo në sasinë e mjaftueshme për të vaditur të gjitha tokat bujqësore të Fullqetit.

Sektori i bujqësisë në vendin tonë është goditur këtë vit nga temperaturat jot ë zakonta në stinën e pranverës, kjo ka bërë që të ketë më pak prodhim në zonat kodrinore e malore.