Rekamë

  Është prezantuar në qytetin e Burrelit, Qendra e Zhvillimit Mat, e cila do të operojë në vazhdim në mbështetje të femrave, fëmijëve, të rinjëve, start up-eve, trajnimeve, punësimit etj. Për të prezantuar këtë organizatë jo fitimprurëse, u zhvillua një aktivitet me pjesmarrjen e aktorëve lokal, drejtuesve të pushtetit vendot, të institucioneve qëndrore në nivel vendor etj. Themeluesja e kësaj qendre Selive Beshku tha se kjo organizatë do të jetë mbështetja më e madhe e të gjitha vajzave dhe grave të Matit.

Themelimin e Qendrës së Zhvillimit Mat e përshëndetën edhe të pranishmit në këtë eveniment të prezantimit të kësaj qendre.

Duke qenë se themeluesja e Qendrës së Zhvillimit Mat, Selive Beshku vjen nga fusha e biznesit, ajo tha se i njeh problemet e zonës, kryesisht të grave dhe do të jetë një derë e hapur për ta.

Gjatë aktivitetit gra pjesmarrëse prezantuan edhe punimet e tyre artizanale.