Hapet Qendra e të Moshuarve Burrel

Hapet Qendra e të Moshuarve Burrel
Të moshuarit e qytetit të Burrelit por jo vetëm do të kenë tashmë një ambjent të dedikuar ku do të mund të kalojnë kohën e lirë gjatë ditës. Projekti për ndërtimin e Qendrës së të Moshuarve Mat është finalizuar dhe se hapsira e krijuar tëashmë është në shërbim të moshës së tretë. Këtë të hënë u bë hapja zyrtarisht e qendrës në të cilën morën pjesë Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, Deputeti Agron Malaj etj. Në fjalën e rastit kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni tha se falë këtij investimi kushtet e qëndrimit do të jenë më të mira. Ndërkohë, Deputeti Agron Malaj tha se ka qenë në objektiv të Bashkisë edhe gjatë drejtimit të tij për krijimin e kushteve të moshës së tretë, ndërsa shtoi se do të jetë krah pushtetit vendor edhe në vazhdim. Qendra e të Moshuarve është e vendosur pranë Pallatit të Kulturës, në Parkun “Mbretëresha Geraldinë” të qytetit të Burrelit.