Ballina AKTUALITET Hapet merkatoja, por kampionati rifillon këtë fundjavë

Hapet merkatoja, por kampionati rifillon këtë fundjavë

0

Federate Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht merkaton për ekipet e kategorisë së parë, të cilat duan të bëjnë ndryshime nw radhwt e sportistëve. Mësohet se merkatoja ka nisur pak ditë para se të mbyllej viti që lam pas dhe do të vazhdojë deri me datë 31 Janar 2025. Në këtë periudhë të gjitha ekipet kanë të drejtën të bëjnë ndryshime në stafin e tyre dhe deri në ditën e fundit të Janarit, ato duhet të paraqiten pranë FSHF për federim.

Por merkatoja nuk do të pengojë zhvillimin e kampionatit. Skuadrat do të zbresin në fushën e gjelbërt këtë fundjavë për të nisur zhvillimin e garave zyrtare me njëra – tjetrën. Burime për Mat Televizion thanë se ky është një vendim i FSHF, e cila ka planifikuar që këtë vit ta mbyllë kampionatin e futbollit më herët se vitet e kaluara.

Skuadrat po mendojnë të bëjnë ndryshimet e arsyeshme gjatë kësaj periudhe, ndërsa në fokus mbeten përballjet në kampionat. Ende nuk dihet nëse në kampin matjan do të ketë ndryshime, por mbetet për tu parë në ditët në vijim.

Të shtunën matjanët do të përballen me ekipin e futbollit “Besa” së Kavajës, një ndeshje kjo e cila do të luhet jashtë për shkak se ndeshja e vitit të kaluar mes këtyre dy skuadrave që do të duhej të luhej në Kavajë është luajtur në “Liri Ballabani”.

Exit mobile version