Hapen rrugët rurale, probleme me energjinë elektrike në Bulqizë

Hapen rrugët rurale, probleme me energjinë elektrike në Bulqizë

Situata e krijuar nga reshjet e dëborës një ditë më parë në Dibër e Bulqizë është përmirësuar. Në Bashkinë Dibër vijojnë të jenë më problem disa fshatra të njësive të thella administrative si të Lurës dhe Kalasë së Dodës, ndërsa pjesa tjetër e rrugëve rurale janë të kalueshme pa probleme. Sakaq edhe në Bashkinë Bulqizë ka përmirësim të kushteve atmosferike, por banorët vijojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike. Disa fshatra të kësaj bashkie përfshirë edhe Lagjen e Re të qytetit, prej më shumë se 48 orësh janë pa rrymë. Më problem është për ato familje të cilat përdorin energjinë për ngrohje. Qytetarët shprehen se mungesa e energjisë në këtë kohë kur temperaturat janë të ulta është shumë problem.

  Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se OSHEE po punon për riparimin e defekteve, pasi dëbora ka shkatuar dëmtime të rrjetit përcjellës të energjisë elektrike.

Situatë e qetë paraqitet në Bashkitë Mat e Klos, pasi rrugët rurale janë të gjitha të kalueshme, ndërsa furnizmi me energji elektrike po bëhet normalisht pas disa avarive të martën në mbrëmje, ku  mungesa e energjisë zgjati për disa orë.

Enver Doçi