Ballina Qarku Diber MAT Hapen rrugët e fshatrave në Mat e Klos, situata drejt normalizimit të...

Hapen rrugët e fshatrave në Mat e Klos, situata drejt normalizimit të plotë

0

Situata në Bashkitë Mat e Klos është drejt normalizimit të plotë, pasi janë hapur të gjitha rrugët e fshatrave, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve të lagjeve. Në Bashkinë e Matit mbrëmjen e djshme është punuar për hapjen e rrugëve në Selixë e Macukull, ndërsa këtë të martë për hapjen e rrugëve në lagjet ku kanë qenë problematike. Ndërkohë, në Bashkinë e Klosit, sot është hapur rruga e fshatit Ketë në Njësinë Administrative Xibër si dhe fshatrat Gurrë e Madhe e Gurrë e Vogël në Njësinë Gurrë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës, Jetmir Dedolli tha se puna do të vijojë për hapjen e rrugëve të lagjeve, një prej të cilave është edhe ajo e Malit të Lezit në Gurrë të Vogël, ku jetojnë afro 20 familje.
Ndërkohë në këto bashki nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike apo me ujë të pijshëm.

Exit mobile version