Nga Kuvendi, kreu i PD-së, Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: Halli im o Edi Rama janë shqiptarët, po ty aq ta ka prerë që ditën e parë te e fundit.
“Do t’ju them atë që u thashë, por edhe shumë me tëpër nëse guxoni të na bëni moral. Ju përfaqësues të listës më të zezë të kriminelëve. Jemi këtu për të kthyer legjitimitetin, ndryshe ky është një kotec. Mos guxo as ti dhe as langojtë që të provokojnë opozitën. Mirëmëngjes nga unë mos prit. S’ke faj se sa herë më sheh të del para syve ora e rerës. Po ta ka mbajtur pak llumi i tranzicionit. Nëse nuk do të dëgjohs një pjesë timen që e njeh shumë mirë dhe e njohin shumë mirë deputetët e tu këtu, edhe një pjesë e atyre që drekon. Kriminelët e kanë fjalët. Ata që ulin sytë kur shohin ish-ministrin e Brendshëm, ulin sytë, jo si ish-ministrat e tu. Thuaj langojve të tu që të përmbahen se kjo është opozita dhe shpresa e vendit. Kjo është shpresa edhe për atë pjesë që mezi presin t’ju heqin qafe. Të gjithë mund të jemi prindër më të mirë. Unë kam një borxh të paparë, jam gati të marr leksione prindërimi ndaj çdokush përveç teje. Halli im o Edi Rama janë shqiptarët, po ty aq ta ka prerë që ditën e parë te e fundit.”
Lulzim Basha iu drejtua sërish kryeministrit Edi Rama duke i thënë se “Foltorja” e Sali Berishës do hajë kokën e tij.
“Halli yt është se të ka mbaruar vaji i kandilit. Nuk ke më me çfarë të merresh. Foltorja është halli yt. Është ding-dongu. Bëhu gati edhe ti për foltore. Nuk ka foltore që të shpëton ty. Ti guxon të më përmendësh mua heshtjen. Ti more? Pse nuk i arrestove, apo se ta ka qejfi që t’i gradosh për t’iu hedhur kundër opozitës? Lojë e vjetër. Mund ta luaje 4 vitet e para se nuk t’i kisha mësuar hilet. Por tani t’i di e gjithë bota. Është i njëjti llum dhe ka të njëtat interesa”, tha Basha.N