Në kohën kur në Kuvend sot do të shqyrtohen ngrija e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, dhe në të njejtën kohë po shqyrtohen rrëzimi i disa dekreteve të presidentit,
Nga ana e tij deputeti Halit Valteri ka qenë shumë i ashpër në fjalën e mbajtur sot në Kuvend.
Valteri është shprehur se Presidenti Meta duhet të bëhet urgjent subjekt i drejtësisë dhe do të duhej të ishte hetuar që më daljen e videos më Dritan Priftin, kur numëronte lekët.
“Ai duhet menjëherë të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te President i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë por më i vogli që mund të bënim. T’i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishtë dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret presidenti i Republikës, ku duhet të thirret Presidenti i rakisë ose Presidenti i qofteve”, tha Valteri.