Ftesa e kryeministri Edi Rama për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, përgjigja negative e këtij të fundit dhe reagimet e mjenëhershme të presidentit Ilir Meta janë qenë pjesë e debatit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, tha se prej kohësh Basha dhe Rama janë në një flirt me njëri tjetrin dhe në këtë situatë Rama është më komod pasi e ka Bashën në sqetull. Po ashtu Valteri shtoi se Rama po e këshillon si mik, ndërkohë që theksoi se e shqetëson më shumë heshtja e Sali Berishës. Referuar regimit të presidentit Ilir Meta, Valteri tha se ai e mendon bashkëpunimin Rama-Basha. Kjo prishje qetësie sipas tij ka ardhur dhe për shkak të luftës që kanë partitë opozitare në koalicion. Edhe kandidati për deputet i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj, tha se reagimi i Metës tregon se ai i trembet një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.
‘Janë në një flirt. Flirti Rama-Basha! Rama është më komod në këtë situatë pasi e ka pasur Bashën gjithmonë nën sqetull. Mua më shqetëson heshtja e Sali Berishës. Ai i thotë, se ashtu do ta këshillonte një mik, hiq dorë i thotë nga Meta dhe Berisha. Pse ai flet me veten e vet, ai flet me urdhër nga Berisha. Basha nuk ndodh që të fitojë, Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisjes së Bashës, këtë e di dhe bufi.’- tha Valteri.