Haki Çako: Kurioziteti i njerëzve bllokoi Rrugën e Arbërit

0

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, në një telefonatë që ka pasur me ‘Ora News’ në lidhje me situatën e krijuar nga moti në akset rrugore të vendit, kë thënë se situata është vënë nën kontroll.

Ai ka pohuar se dëbora që ka rënë së fundmi i ka gjetur drejtuesit e automjeteve të papëgratitur me goma dimri dhe zinxhirë. Çako ka shtuar në lidhje me Rrugën e Arbërit, se kureshtja e madhe e njerëzve ka bërë që situate të shkonte në atë pikë.

Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm, ndërkohë Çako njofton se vetëm një segment është i pakalueshëm.

“Ka pasur problematika gjatë ditës së djeshme. Pothuajse të gjitha akset rrugore nacionale janë të hapura. Operatorët kontraktorë janë në punë. Mbetet problem rruga në zonën turistike të Thethit, po punohet dhe atje për hapjen e rrugës. Segmentet që kanë pasur pemë të rëna dhe prishje të barrierave janë pastruar. Situata është më e stabilizuar sot. Prurjet intensive të lumenjve Vjosë dhe Shkumbin kanë rënë, kanë hyrë në shtratin e vet. Rruga dje pati kulmimin dhe për shkak të kuriozitetit pati një numër të shtuar të udhëtarëve. Reshjet e dëborës që ranë pasdite bënë që njerëzit të kapeshin dhe pa goma dimërore. U zhbllokua shumë shpejt. Shumica e mjeteve ishin pa zinxhirë dhe goma dimërore. Dy-tre mjete rrëshqitën dhe bllokuan mjetet e tjera. Aktualisht Rruga e Arbrit është e rregullt, ka një segment mbi tunel që po pastrohet,”- tha Çako.