Haka: Dibra pa kryetar bashkie që nga 2015, rivali im i vetëm në zgjedhje është populli

0
9

Luan Haka, kandidat i PD për Bashkinë e Dibrës në një lidhje skype për studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar zgjedhjet e 6 marsit për të cilat u shpreh se ka ardhur kohë që dibranët të zgjedhin një kryetar bashkie për të menduar për Dibrën pasi nga 2015 sipas tij qyteti ka pasur mungesë të një kryebashkiaku.

Ai tha ndër të tjera se fushatën e tij do ta bëjë derë më derë ndërsa ka në plan të veprojë në infrastrukturë, bujqësi, shkolla dhe infrastrukturë.

Dibra s’ka kryetar bashkie nga 2015. Janë ndërruar 6 kryetarë në këto vite dhe s’kanë bërë asgjë përveç xhepave të tyre. Mendoj se ka ardhur koha për një kryetar për dibranët sepse ka nevojë për investime, një nga këto do të jetë bujqësia, shkollat çerdhet kopshtet ku mungon ngrohja, infrastruktura e cila është zero, i vetmi investim është bulevardi kryesor, një tjetër problem është dhe turizmi, ideja jonë është që të kemi investime në këto drejtime.

Unë jam i nderuar nga dibranët për votat që kam marrë si Luan, fushatën do ta bëj derë më derë. Jam këtu dhe besoj se dibranët do dinë ta vlerësojnë se unë kam prekur çdo pëllëmbë të Dibrës. Unë nuk kam kandidatë rival, kandidati im rival i vetëm është populli dibran i cili do di të më vlerësojë me votën e tij. Kam njohje dhe me kandidatët e tjerë se kolegë jemi, por përgjigja ime është vetëm me popullin dhe për popullin, nuk dua unë të vlerësoj askënd unë do vazhdoj rrugën dhe populli do vlerësoj se nga 2015 nuk ka pasur kryetarë bashkie.