
Në fshatin Zenisht kohët e fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve duke sjellë alarm në banorët e zonës.
160 familjet e këtij fshati ngritën shqetësimin e vjedhjeve të shumta që po iu bëhen prej kohësh.
Sipas banorëve, hajdutët kanë vjedhur në fshat edhe lopë e viça, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar nga policia.
Ata vijojnë të apelojnë që fshati i tyre të patrullohet gjatë natës nga forcat e rendit pasi vjedhjet bëhet nga ora 24:00 deri në 4:00 të mëngjesit.