Gurrë, probleme me rrugët e nga shirat e fundit
Reshjet e javës së fundit që kanë përfshirë vendin tonë kanë krijuar probleme në rrugët rurale të Bashkisë së Klosit. Rruga që lidh fshatin Mishtër të Gurrës me fshatin Unjate e Bel është thuajse e pakalueshme. Sasia e madhe e reshjeve të shiut ka bërë që në rrugë të krijohen gropa, ndërsa problem mbeten përrenjt të cilët kanë sjell shumë inerte apo kanë prurje të mëdha uji. Banorët e zonës dhe kalimtarët shprehen se gjendja e rrugës është shumë e keqe, ndonëse shkak për degradimin e saj janë bërë reshjet e fundit të shiut. Më problem mbeten përrenjt në të cilët uji kalon mbi rrugë pasi nuk janë vendosur tombino. Në ditët me shi ata bëhen të rrezikshëm jo vetëm për këmbësorët por edhe automjetet pasi rrezikojnë të rrëmbehen nga rrjedha e ujit të madh.
Një situatë e ngjashme është me të gjitha rrugët rurale të Bashkisë Klos të cilat nuk janë të asfaltuara, ndërsa ka nisur puna për riparimin e tyre.