Rekamë

Janë vetëm pak metra rruga nga rruga kryesore e Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit deri tek shkolla 9-vjeçare “Veli Alla”, Rripë që mjetet e kanë të vështirë të lëvizin në të qoftë edhe në ditët me diell. Rruga në fjalë, ndodhet në një terren të vështirë dhe shtrimi me zhavor ka qenë jo efektiv ndër vite. Banorët kërkojnë që ashtu siç është vepruar në disa rrugë të ngjashme edhe kjo të shtrohet minimum me beton se vetëm në këtë mënyrë ajo do të bëhet funksionale në çdo stinë të vitit. Praktika e ndjekur nga Bashkia e Klosit vitin e kaluar në fshatrat Gurrë e Madhe e Gurrë e Vogël, duke shtruar disa segmnte problematike me beton, ju ka përmirësuar ndjeshëm banorëve qarkullimin me automjete