Gurët mbulojnë rrugën e Arbrit, rrezik për mjetet. Qytetarët detyrohen ti pastrojnë vetë

0

Segmenti i rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri tek ura mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës, nuk po gjen qetësi. Gurë të shumtë vijojnë të shkëputen në të dy anët e kësaj rruge duke përfunduar në asfalt. Situata është tejet problematike dhe e konsideruear nga ekspertët si e rrezikshme për shkak se rënia e gurëve është në mënyrë të vazhdueshme prej disa ditësh. Ujërat që rrjedhin në shpatin e malit bëjnë që të shembin gurët e t’i hedhin në rrugë.
Ndonëse një pjesë e tyre ndalen në kanalet kulluese anësore, pjesa tjetër e nierteve përfundojnë në asfalt duke u bërë burim aksidenti. Ndërkohë ka qytetar të ndërgjegjshëm që largojnë gurët nga rruga, ndonëse nuk është mirëfilli detyra e tyre. Një rast i tillë është i këtij të moshuari i cili ka dalë për të bërë ecjen e pasdites, por që nga Qafa e Buallit ai ka nisur të largojë gurët e mëdhenj nga rruga, në mënyrë që ato të mos jenë burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin e rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri tek ura mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Specialistët e ndërtimit të rrugëve thonë se zgjidhja e vetme mbetet vendosja e rrjetës në shpatin e malit, në të kundërt, ky segment rrugor do të vijojë të jetë gjithmonë problematik.