Rekamë

Edhe PD e grupit Basha – Alibeaj në Mat festuan 32 vjetorin e themelimit të degës. Festa ishte në të njëjtën orë ku edhe grupimi i Berishës po kujtonte ditën e themelimit të Partisë Demokratike në Mat. Kryetari i parë i kësaj force politike në Mat, Hysen Kuka bëri apel për bashkim të demokratëve.

Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike të grupit Basha – Alibeaj, Arjan Lika tha se rruga e duhur është krah Amerikës.

 Në aktivitet morën pjesë edhe deputet të kuvendit të Shqipërisë të ardhur nga Tirana, po ashtu edhe të ftuar të tjerë.