Gripi i shpendëve/ në Qarkun Dibër nuk shënohet asnjë rast infektimi

0

Prej një muaji shumë zona të vendit tonë po përballen me gripin e shpendëve, një virus i cili ka shkaktuar pasoja kryesisht në shpendët shtëpijak. Për fat të mirë në Qarkun Dibër ende nuk ka hyrë ky virus, të paktën sipas Drejtuesve të Shërbimit Veterinar për Qarkun Dibër.
Sipas tyre, mjekët e shërbimit veterinar në të katër bashkitë e këtij qarku kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me banorët, por ende nuk ka asnjë rast të dyshuar të prekjes nga gripi i shpendëve, kryesisht ato shtëpijak.
Ndërkohë harta e pranisë së këtij gripi është zgjeruar me Fierin ku u asgjësuan këtë të Mërkurë rreth 120 krerë shpend shtëpijak në një fermë.
Mësohet se transmetimi më i madh i këtij gripi bëhet nga shpendët e egër të cilët e mbajnë virusin në zorrët e tyre. Gripi i shpendëve është shumë ngjitës mes tyre dhe disa ato shtëpiak si pulat, patat e pulat e detit sëmuren rëndë prej tij dhe ngordhin.
Strukturat e shërbimit veterinar vijojnë tju bëjnë apel të gjithë atyre që posdeojnë shpend në shtëpitë e tyre, që nëse shohin raste të dyshimta të pranisë së gripit t’i njoftojnë menjëherë.