Pas festave gripi që është përhapur në 40 shtete ka prekur edhe vendin tonë.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino bën me dije se virusi i gripit është në qarkullim edhe në vendin tonë, ndërsa bën thirrje te merren masat paraprake për ta parandaluar.
“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, thotë Bino.
Gripi është përhapur në 45 shtete sipas CDC. Më të goditurat janë vendet veriore dhe perëndimore. Aktualisht lloji i gripit B po shfaqet më shpesh në të gjitha vendet.