Gratë Këshilltare të Këshillit Bashkiak Mat mbjellin një rrënjë ulliri në sheshin “Kastriotët”

0
4

Gratë këshilltare në Këshillin aktual Bashkiak në Bashkinë e Matit kanë marrë një inciativë të veçantë duke ju bashkuar investimeve të kryera në bashkinë e Matit dy vitet e fundit. Të gjitha gratë këshilltare kanë investuar në mënyrë simbolike me mbjelljen e një rrënje ulliri në sheshin “Kastriotët” para godinës së Bashkisë së Matit. Këshilltarja Sanie Meta tha se ky kontribut është modest dhe se simbolika e tij është mesazhi për tu kujdesur për gjelbërimin, i cili ndikon direkt në shëndetësin e të gjithëve.

 Pema e ullirit e mbjellë me kontributin e grave këshilltare të këshillit aktual të Bashkisë së Matit është bërë në hyrje të sheshit “Kastriotët”, duke dhënë një simbolikë ndaj ruajtjes së mjedisit mjedisit dhe se të gjithë mund të kontribuojnë në shtëimin e gjelbërimit.