Rekamë

Rreth 500 banorë të fshatit Radovesh në Njësinë Administrative Ostren në Bashkinë e Bulqizës po përballen me mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta korriku. Vetë banorët shprehen se prej 30 vitesh askush nuk po investon në këtë zonë, duke e lënë më të prapambeturën në të gjithë Bulqizën.

Banorët e irrituar me të gjithë drejtuesit vendor në këto 30 vite pluralizëm thonë se të gjithë ata që zgjidhen në krye të Bashkisë apo deputet, shkojnë në këtë zonë vetëm për të kërkuar votën e më pas as që kujtohen më aty. Ata shprehen se problemet më të mëdha janë mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastruktura rrugore. Banorët kanë një çezmë në qendër të fshatit e cila ka shumë pak ujë dhe se duhet të mbajnë radhë me orë për të mushur ujin që ju duhet për konsum.

Kryetari i fshatit Radovesh, Hajrulla Alushi tha problem për mungesën e ujit ka edhe shkolla fillore. Ai u shpreh se këto probleme i janë bërë të ditura Bashkisë së Bulqizës, por deri tani nuk është gjetur një zgjidhje.

Fshati Radovesh nuk ka problemin e vetëm mungesën e ujit të pijshëm dhe infrastrukturën rrugore, por edhe ujin vaditës.