Ballina SOCIALE Goji Berry, fruti tibetian tashmë kultivohet edhe në Mat, fermeri Ahmeti: Ndikon...

Goji Berry, fruti tibetian tashmë kultivohet edhe në Mat, fermeri Ahmeti: Ndikon në zgjatjen e jetës

0

Prej vitesh në vendin tonë po kultivohen bimë apo fruta që merren nga vende të ndryshme të botës. Fermerët apo të apasionuarit pas tyre kanë eksperimentuar fillimisht e më pas i kanë kultivuar për prodhim. Një rast i ngjashëm është edhe i fermerit Gani Ahmeti nga fshati Komsi. Ganiu ka kultivuar një frut të rrallë i cili njihet për vetitë e shumta shëndetësore që ka.
Goxhi berri (Goji Berry) janë një frut që vjen nga bima botanike Lycium barbarum. Ato janë të kuqe, kokërr vogla në pamje të parë, ngjajnë me frutin e thanës por kur priten në mes ato janë si domatet por në përmasa shumë të vogla. Gani Ahmeti i cili ka kultivuar këtë vit rreth 800 rrënjë Goxhi Berri, thotë se para se ta mbillte është njohur për vlerat e larta ushqyese që përmbajnë frutat.
Manat goxhi berri (Goji Berry) konsumohen në disa forma, si të njoma, në formën e çajit apo të thata. Ata njihen si frutat e akullta tibetiane pasi eksportohen të ngrira në akull dhe rriten në lartësi, duke i rezistuar të ftohtit.

https://www.youtube.com/watch?v=70wM2BGRJdk
Exit mobile version