Rekamë

Mëngjesin e sotëm, Policia e Tiranës ka njoftuar se në bashkëpunim me strukturat policore të Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim për plagosje me thikë të një efektivi policie.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Kryqëzimi’, në lagjen Allias, në Tiranë, është bërë gjetja, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Sh (M)., 39 vjeç, banues në Dibër.

Sipas njoftimit të policisë, ky person ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 9 janar 2020, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, ka goditur 5 herë me thikë shtetasin B. Z., 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie, i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit).

Për këtë rast, ndaj 39-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Operacioni nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Policisë Nr.4, Tiranë

Kapet në Allias dhe vihet në pranga 39 vjeçari, i kërkuar, për “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, të një punonjësi të policisë .

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri shoqërore, nga Njësia Speciale FAST ALBANIA, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatin e Policisë nr.4 Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një personi të shpallur në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Në kuadër të operacionit, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, në vendin e quajtur “Lagjia Allias” , Tiranë, është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. Sh (M)., 39 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi me datë 09 janar 2020, në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Prefekturës’, në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit ka goditur 5 herë me mjet prerës thikë shtetasin B. Z, 56 vjeç, banues në Dibër (punonjës policie i cili ndodhej jashtë kohës së shërbimit).

Ndaj shtetasit A. Sh(M), Gjykata e Rrethit Dibër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Materialet shtesë në ngarkim të 39 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.