Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçare, e cila akuzohet se ka dhunuar motrën e saj 3 vite më të vogël

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasja A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.

Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.