“Gjysmëhëna e kuqe” ndihmë jetimëve e familjeve në nevojë në Mat

0

Në kuadër të fushatës për përballimin e dimrit shoqata “Gjysmëhëna e kuqe” EBA zyra e Shqipërisë dhuroi këtë të mërkurë në Mat 20 soba që funksionojnë me dru zjarri dhe rreth 90 batanije për fëmijët jetim në rrethin e Matit dhe familje në nevojë. Ndarja e këtyre ndihmave është bërë nga kjo shoqatë me përfaqësues të saj në Mat. familjarët e fëmijëve jetim dhe familjeve në nevojë ishin të pranishëm për t’i tërhequr ato. Përfaqësuesi i shoqatës “Gjysmëhëna e kuqe” për rrethin Mat, Besim Haka tha se misioni për tju ardhur në ndihmë këtyre shtresave të shoqërisë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Kjo shoqatë ka qenë vazhdimisht mbështetje për shtresat në nevojë ku edhe në vitet e kaluara është gjendur pranë këtyre familjeve duke i ndihmuar me lëndë drusore falas apo sende të tjera të domosdoshme për përballimin e stinës së dimrit. Mattv.al