Reperi Ervin Selita i njohur me emrin e artit Vinz do të qëndrojë në qeli pasi tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë. Prokuroria e Tiranës kërkon ‘arrest me burg’ për Selitën, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Reperi Ervin Selita i njohur me emrin e artit Vinz do të qëndrojë në qeli pasi tentoi të vrasë pronarin e një hoteli në Tiranë.Prokuroria e Tiranës kërkon ‘arrest me burg’ për Selitën, kërkesë që u pranua nga gjykata. 30-vjeçari Ervin Selita përballet me veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.