Gjykata e Burrelit me gjyqtarë Murat Lleshi ka rrëzuar kërkesën e kapobandës , Admir Tafilaj i cili kërkonte ulje dënimi. Siaps burimeve për gazetë Tema në seancë kanë qënë edhe përfaqesues të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të cilët kanë kundërshtuar me fakte dhe kjo ka bërë që gjykata të pranojë qëndrimin e tyre.

Po sipas burimeve thuhet se në faktet që drejtoria e Burgjeve paraqiti ishin se ky i dënuar nuk  nuk krijon bindjen e një qëndrimi pendues ndaj veprave penale për të cilat është dënuar madje në dhomën e qelisë së tij  janë gjetur sende të ndaluara.

Më konkretisht gjatë një kontrollit të ushtruar në ambjentin e dhomës së të dënuarit, bashkëvuajtësit të tij brenda dhomës i është gjetur send i ndaluar “Celular’’  gjë e cila përbën vepër penale dhe sipas rregullores së brendshme së Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve.

Në fakt kjo është një risi në sistemin e burgjeve pasi për herë të parë dëgjohet se një i burgosur   merr masë për mos kallzim të sendeve të ndaluara të bashkëjetuesit në qeli.

Ndërkohë kujtojmë se Tafilaj është dënuar me 2 burgime të përjetshëm dhe 22 vite për vrasje në tentativë kundër ish-shefit të krimeve Prel Pjetrushi.

Taifjal është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit të strukturuar kriminal i njohur ndryshe si ‘grupi tritoli’.

Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa ka porositur Kristi Pinën për vrasjen e Ibrahim Manit për hakmarrje.

Pina në momentin që u arrestua vendosi që të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.

Burimi: Tema