
Hekurudha Rrëshen – Klos është një ndër objektet e nisura të ndërtohej para viteve 90-të, por nuk u përfundua kurrë. Mat Televizion ka sjellë herë pas here copëza të kësaj vepre ku shumë prej tyre, kryesisht urat kanë mbetur përgjysmë. Por ka edhe vepra të përfunduara të cilat mund të shfrytëzohen sot.
E tillë është edhe kjo urë me hark në afërsi të urës së Matit. Megjithëse kjo aktualisht nuk përdoret nga askush për kalimin mbi të, gjë të cilën e tregon edhe bimësia e cila e ka mbuluar, forma e saj është interesante.
Pamjen më të plotë ajo e merr gjatë stinës së vjeshtës apo në dimër ku biejnë gjethet e pemëve, por edhe në këtë periudhë, ndonëse nuk ka akses, ajo është e veçantë.
Banorë të zonës thanë se ura ishte planifikuar për hekurudhën, e cila nuk u ndërtua kurrë.