Rinia shqiptare e kryesisht ajo që jeton në zonat rurale ka parë prej vitesh si alternativë të vetme për të ndërtuar të ardhmen, emigrimin. Kjo ka bërë që fshatrat të braktisen thuajse totalisht nga të rinjtë madhor, duke bërë që aty të mbetet vetëm mosha e tretë. Edhe fshati Gjoricë i Bulqizës, thuajse ka patur të njëjtin fat. Të rinjtë janë larguar për një të ardhme më të mirë, ndërsa aty ka mbetur vetëm mosha e tretë. Megjithëse Gjorica ka patur historikisht bujqësi të zhvilluar për shkak të pozicionit gjeografik dhe kushteve të plotësuara, kjo nuk e ka mbajtur rininë në fshat. Personat e mbetur aty thonë se shkak i largimit të rinisë është mungesa për të përfituar të ardhura ekonomike në vendin e tyre.
Banorët e Gjoricës thonë gjithashtu se largimi masiv i rinisë, ka bërë që në fshat të mos ketë njeri edhe për të varrosur të vdekurit.
Pjesa më e madhe e tokave të Gjoricës janë papunuar për shkak se aty tashmë ka mbetur mosha e tretë e cila është e pafuqishme ta mbjellë gjithë tokën bujqësore të kësaj zone.