Rekamë

Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme, pas ndërhyrjes nga Bashkia Bulqizë për rehabilitimin e rrjetit të ujrave të zeza, ankohen se firma e punimeve ka dëmtuar rrugët e lagjeve të fshatit, rrugë të cilat banorët i kishin rehabilituar në mënyrë vullnetare. Për këto rrugë ato kishin përdorur dërgesat në të holla të emigrantëve. Gjatë prononcimit për median tonë vizive ato shrehen se janë dakord për rehabilitimin e rrjetit të ujërave të zeza, por rruga të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Për këtë problem kontaktuam edhe kryebashkiaken e Bulqizës, Festmie Mjeshtri, e cila u shpreh se menjëherë pas rehabilitimit të ujërave të zeza të fshatit Gjoricë e Poshtme, Bashkia ka gati projektin për asfaltimin e rrugëve të lagjeve të këtij fshati.