Ballina AKTUALITET Gjobë dhe konfiskim mjetit të blinduar nëse s’kanë autorizim! Celulari në timon?...

Gjobë dhe konfiskim mjetit të blinduar nëse s’kanë autorizim! Celulari në timon? Gjobë deri në 15 mijë lekë. Këto janë 28 ndryshimt në Kodin Rrugor

0

Janë 28 ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë ashpërsim të masave për drejtuesit e automjeteve i janë dërguar Kuvendit për konsultim. Në këto ndryshime parashikohen gjoba të rënda dhe konfiskim të mjeteve.

Makinat e blinduara që qarkullojnë pa autorizim krahas konfiskimit do të gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë. Një nga 28 ndryshimet e propozuara në Kodin Rrugor që Ministria e Brendshme ka dërguar për konsultim në Kuvend. E njëjta vlerë gjobe parashikohet edhe për shoferët të cilët zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një personi të paautorizuar. Kodi i ri Rrugor parashikon ashpërsim të masave për shkeljet që në pjesën më të madhe të rasteve janë shkaktarët e regjistrimit të ngjarjeve të rënda,si përdorimi e celularit në timon, alkooli dhe shpejtësia.

Përdorimi i celularit pritet të ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë nga 500 deri 1000 lekë që është aktualisht. Në rast se shkelja përsëritet 3 herë krahas gjobitjes ka pezullim të lejes së drejtimit deri në 3 muaj dhe ulen 10 pikë nga patenta.

Exit mobile version