Rekamë

Megjithëse është një proces që ka nisur që me shpalljen zyrtare të datës së zgjedhjeve lokale të 14 Majit, shumë qytetar ende nuk e kanë verifikuar emrin në listën e zgjedhësve pranë qendrave të tyre të banimit.

Afishimi i emrave është bërë në mënyrë periodike, ndërsa verifikimi fizik ka qenë në numra të papërfillshëm. Burime pranë disa nga zyrat e gjendjes civile në rrethin Mat, thanë se numri i qytetarëve që interesohen ka qenë fare i vogël. Por kjo sipas tyre nuk tregon domosdoshmërisht neglizhencë pasi janë edhe katër mënyra të tjera online për verifikimin e gjeneraliteteve siç është aplikacioni KQZ, faqes së internetit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, faqes së Ministrisë së Brendshme dhe portalit e-albania.

Por specialistët e zyrave të gjendjes civile thanë se afati për ndryshime nëse ka parregullsi të gjeneraliteteve të votuesve është 15 Marsi. Sipas tyre, Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka vendosur këtë datë për mbylljen e këtij procesi i cili merr kohë për ndryshimet që mund të duhen, nëse ka parregullsi.

Nisur nga kjo, ju kërkohet qytetarëve që të verifikojnë në një nga mënyrat gjeneralitetet e tyre dhe nëse konstatojnë parregullsi t’i paraqesin ato pranë zyrave të gjendjeve civile që të bëhen korrigjimet e nevojshme.

Dritan Kurti