Gjendet në kohë rekord familja e vogëlushit të humbur në Burrel

0

Falë bashkpunimit me mediat dhe reagimit të publikut Komisariati Mat ka lokalizuar në kohë rekord familjen e vogëlushit 5-vjeçarit.

Njoftimi i Komisariatit Mat/PËRDITËSIM

Pas njoftimit publik i bërë nga Komisariati i Policisë Mat, për identifikimin e një të mituri që u gjet në dalje të qytetit të Burrelit, është paraqitur menjëherë në ambientet e Komisariatit, tezja e të miturit, e cila pas deklarimit të dhënë ka marrë fëmijën dhe ka falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin dhe kujdesin e treguar ndaj tij.

DVP Dibër falenderon qytetarët për angazhimin në identifikimin e të miturit dhe familjarëve të tij.