
Gjatë vitit të kaluar, numri i punëskërkuesve të papunë të regjistruar në Zyrën Vendore të Punës Mat ishte 2476 persona. Sipas raportit të statistikave të kësaj zyre për vitin që lam pas, numri i punëkërkuesve të papunë ka qenë 505 qytetar më shumë se ai i vitit 2019. Të ndarë sipas grupeve të papunësisë, 124 qytetar janë regjistruar për pagesë papunësie, me ndihmë ekonomike janë regjistruar 1393 punëkërkues të papunë, ish ndërmarrja ekonomike 211 punëkërkues të papunë dhe të tjerë, 748 punëkërkues të papunë.
Sipas raportit të statitistikave vjetore të Zyrës Vendore të Punës Mat, rritja e numrit të të regjistruarve si punëkërkues të papunë ka ardhur për shumë arsye. Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka qenë një ndër faktorët ndikues në rritjen e numrit të të regjistruarve si punëkërkues të papunë. Po ashtu, kriza që ka mbërhtyer sektorin minerar ka ndikuar në rritje pasi ka patur shkurtime në fuqinë punëtore të kromit.
Gjatë vitit 2020 janë punësuar gjithsej 142 punëkërkues të papunë, nga këta me ndërmjetësimin e Zyrës Vendore të Punës Mat, 78 punëkërkues të papunë dhe 64 punëkërkues të papunë kanë gjetur punën vetë.