Këto gjashtë fëmijë të cilët janë nga klasa e parë deri në të tretën udhëtojnë çdo ditë një orë në këmbë nga fshati Bel deri në fshatin Unjate të Bashkisë së Klosit për tu arsimuar. Por terreni i vështirë detyron prindërit apo gjyshet që t’i shoqërojnë fëmijët në mëngjes dhe në drekë kur mbarojnë mësimin. Largësia e madhe e banesës me shkollën, rruga me baltë dhe mes pyjëve, detyron të rriturit t’i shoqërojnë nga e hëna në të premte këta fëmijë që të marrin dije. Ndërkohë, Hiçe Kaçuli dhe Adelina Hot ii shoërojnë çdo ditë këta fëmijë dhe ata duhet të ecin dy orë në këmbë, pasi i dërgojnë në mëngjes e kthehen në shtëpi dhe shkojnë i marrin pas mësimi. Ata kërkojnë që tju shtrohet rruga dhe Bashkia e Zyra Vendore Arsimore Klos, të vendosin transport.
Më problem për këta fëmijë janë ditët me shi e dëborë pasi shtohet Akoma më shumë vështirësia për tu arsimuar.