Rekamë

Pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në galeritë e minierës 1240 në zonën e re në Batërr të Martaneshit, ka shkuar atje kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja. Ky i fundit tha se shmangia e tragjedisë një ditë më parë ka ardhur falë profesionalizmit i kanë nxjerrë jashta galerisë duke ju shpëtuar jetën. Kalaja i bëri thirrje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që të tregojnë më shumë vëmendje ndaj sektorit minerar dhe se strukturat e AKSEM të jenë më fleksibël në reagim. Ndërkohë policia e Dibrës njoftoi këtë të mërkurë se ka proceduar penalisht një person për ngjarjen e një dite më parë.