Ballina SPORT Gazetari Met’hasani rikthehet në shkollën e tij dhe dhuron…

Gazetari Met’hasani rikthehet në shkollën e tij dhe dhuron…

0

Gazetari i mirënjohir sportiv Defrim Met’hasani është rikthyer pas 36 vitesh në shkollën Nazmi Rushiti (ish shkolla pedagogjike), i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku.
Gjatë aktivitetit ceremonial me këtë rast Shkolla ndau Certifikata mirënjohje për yjet e sportit Shqiptar Ilir Shulkun dhe Sulejman Demollarin.
Ndërsa Gazetari Met’hasani i dhuroi shkollës 50 kostume sportive, 30 topa futbolli, basketbolli dhe vilejbolli. Rrjeta portash, rrjeta volejbolli dhe plot pajisje sportive.
Edhe Ilir Shulku në emër të federatës shqiptare të Futbollit dhuroi 50 kostume me logot origjinale të kombëtares për mësuesit dhe sportistët Dibranë, si dhe 10 topa futbolli.
Më pas u zhvilluan disa ndeshje në formën e minikampionatit, në futboll, volejboll dhe basketboll. Ku për fituesit u dhanë kupa nderi.

Exit mobile version