Ballina VENDI Gazetari matjan zbulon në Kom. e Sigurisë: Ja kush është kosovari që...

Gazetari matjan zbulon në Kom. e Sigurisë: Ja kush është kosovari që vrau familjen me 5 anëtarë që META i dha nënshtetësinë shqiptare, 3 ishin fëmijë

0

Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar live në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se cili është personi i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë në Kosovë, mes të cilëve 3 fëmijë, dhe që ka marrë nënshtetësinë nga Meta. Sipas gazetarit, personi që ka marrë nënshtetësi është Arsim Fadil Ramadani, i lindur në Bajicë të Kosovës.

“Rreth 90% e personave që kanë marrë nënshtetësinë, nuk shquhen as si shkencëtarë dhe as sportistë. Kam dokumentuar dy raste që kanë probleme shumë të rënda dhe nuk e nderojnë Shqipërinë. Sot dua të ndaj dhe një rast tjetër. Ky rast ka të bëj me dhënien e nështetsisë ndaj një persnoi, të dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje, ku tre anëtarë janë fëmijë. Arsim Fadil Ramadani, i lindur në Bajicë të Kosovës, i pajisur me pasaportë shqiptare”, tha gazetari në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Më tej, ai tha se dyshimet e tij kanë lindur pasi për 10 vite janë dhënë 76 nënshtetësi të veçanta nga Presidentët e mëparshëm, ndërsa nga Meta në 3 vite janë dhënë 419.

“Nga investigimi ka rezultuar se nga data 27 korrik 2017 deri në 13 tetor 2020 Presidenti ka dhënë rreth 854 nënshtetësi të veçanta. Kam investiguar vetëm procedurat për nënshtetësitë e veçanta. Personazhet që janë pajisur me nënshtetësi dhe unë kam investiguar, janë pajisur në emër të interesit shkencor, ekonomik dhe kombëtar. Nga 854 nënshtetësi të firmosura nga Presidenti, 419 nënshtetësi nga verifikimet që kam bërë unë, Presidenti i ka dhënë me vullnetin e tij, pa propozimin e institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Dyshimet e mia kanë lindur gjatë verifikimit të procedurave të 10 viteve më parë me kohën e drejtimit të Presidencës nga Ilir Meta. Nga viti 2007 deri në vitin 2017 janë dhënë 76 nënshtetësi të vecanta, ndërsa nga META janë dhënë mbi 400. Dyshimet janë shtuar dhe kur dekretet janë fshirë nga faqa e Presidencës”, tha ai

Exit mobile version