Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi është përfshirë në një incident me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Bledi Mane, sipas të cilit
në ambientet e jashtme të restorantit të njohur Piazza në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sapo i shpëtoi një sulmi të dhunshëm.
“Këngëtari i repit i njohur me emrin e artit Stresi i doli para dhe filloi ta godiste me grushta por rojet e sigurisë e kanë mbrojtur kryebashkiakun” shkruan ai.
Kjo ngjarje pason deklaratën poshtëruese të Erion Veliajt i cili ofendoi publikisht në media djemtë shqiptarë duke i etiketuar me fjalën “Zdromsa”.
Kësaj deklarate, Stresi në një postim në Instagram ishte përgjigjur me fyerje ndaj Veliajt.
Sipas Bledi Manes, Policia Bashkiake po sekuestron kamerat e sigurisë së restorantit për të fshehur ngjarjen.
burimi: ORANEWS.TV