Gazeta Build plas bombën. Grupi Avdylaj drejton institucionet kryesore në Durrës, dalin rregjistrimet
Gazeta gjermane Bild ka publikuar gjashtë kaseta të reja përgjimesh, që tregojnë sesi Astrit Avdylaj kotrollonte të gjitha drejtoritë e Bashkisë së Durrësit dhe Shijakut, madje vendoste edhe lidhur me personat e punësuar.
Në përgjime dëgjohet sesi Avdylaj pyet Dakon për takimin që ka pasur një ditë më parë me Ramën, ndërkohë që i drejtohen njëri tjetrin me fjalët vëlla.
Pjesë nga përgjimi 1 Dako-Avdylaj:
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë se ke takuar Edi Ramën, keni ndejt jeni kënaq
Vangjush Dako: Ca bëhet
Avdylaj: Nga je vëllai
Dako: Unë po iki te ata çunat në Ishëm, thuaji burazerit
Avdylaj: Jo tani e lëmë më vonë, Vathë Alla është këtu me mu, po na dëgjon tani
Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë
Avdylaj: Jo do takohemi atje ku e kemi lënë, të mbaroj punë me Anin (drejtori i hipotekës së Durrësit), dhe do takohemi
Dako: Epo mirë
Avdylaj: Hajde të du fort vëllai, të puth
Ndërkohë që një tjetër përgjim është ai mes Ivi Doçit, drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë e Shijakut dhe Avdylajt, mes tyre flitet se do të hiqen nga puna të gjithë punonjësit që nuk votojnë për PS-në.
Doçi: Astrito si ke qenë nga shtëpia mirë.
Abdylaj: Isha dje pak në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (takova atë, e ka fjalën për Vangjush Dakon), dua listën e personave që mund të kesh kundra, që janë me PD
Doçi: I kam ndarë unë i kam gati
Avdylaj: Duhet ti thërrasim ata dhe t’i tundim pak, o ke puna, o të na japin votën, të ikin te shtëpia
Doçi: S’bëhet fjalë fare, i kam të ndame me kompjuter
Avdylaj: Mirëardhsh, na fal për shqetësimin Natën.
Këtu mund të gjeni audiot. https://www.bild.de/video/clip/albanien/albanien-mafia-einfluss-62397012.bild.html