Gaz lotsjellës dhe zjarr, qytetarët në Francë protestë kundër karantinës

Gaz lotsjellës dhe zjarr, qytetarët në Francë protestë kundër karantinës

Shumë qytetarë në Francë kanë protestuar kundër vendosjes së karantinës si mas për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas të dhënave, protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa akuzojnë forcat e rendit për imponim të rregullave të karantinës.

Objekte të forta dhe fishekzjarrë u lëshuan mbrëmjen e së martës drejt oficerëve të policisë, duke u vënë zjarrin disa makinave dhe koshave të mbeturinave, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Tensionet në kryeqytetin francez nisën të shtunën, kur një motoçiklist në lagjen veriore, Vilnëv-la-Garen, u përplas me derën e një makine policie të pashenjuar.

30-vjeçari dyshohet se ishte nën ndjekje sepse po qarkullonte pa lejedaljen përkatëse në kushtet e pandemisë.

Sipas dëshmitarëve, mjeti i policisë e hapi derën papritur në mënyrë që drejtuesi i motorit të përplasej, duke i shkaktuar edhe thyerjen e këmbës.

Autoritetet thanë se ngjarja po hetohet ndërsa i aksidentuari ka paralajmëruar padi ndaj oficerëve.

Në disa prej rrethinave të Parisit jetojnë popullsia më e varfër e kryeqytetit me prejardhje të ndryshme.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pandemia e virusit i ka goditur ata më fort sesa qytetarët në zonat qendrore për nga bilanci i vdekjeve.

Të hënën, Franca regjistroi mbi 20 mijë viktima nga Covid-19, duke u bërë vendi i katërt në botë që e kalon pragun pas Italisë, Spanjës dhe SHBA-së. Rreth dy të drejtat e vdekjeve janë shënuar në spitale, ndërsa pjesa tjetër në klinikat për të moshuarit.