Mbrëmja spektakolare e së dielës me cmimet EMMY kishte rezervuar emocione të mëdha . Rrjeti televiziv amerikan, HBO, theu rekordet ndërsa pas 137 nominimeve, coi ne shtëpi plot 34 trofe, përfshirë atë për dramën më të mirë për pjesën e fundit të serialit, Game of Thrones.
Plot 32 kandidatura për mini-sezonin e fundit të sagës fantazi, që ka thyer rekordin për sa i takon numrit të nominimeve në një vit të vetëm. Me 57 çmimet “Emmy” të fituara gjatë viteve, “Froni i Shpatave” ka marrë titullin e serisë më të vlerësuar të të gjitha kohërave.
Ky serial ka fituar gjithsej 12 çmime, ndërsa seriali tjetër i HBO-s, Chernobyl, ka fituar 10 të tillë.Netflix, një tjetër kanal i suksesshëm, është pozicionuar në vendin e dytë më 27 çmime të fituara, nga 117 nominime. Në mesin e fituesve të këtij kanali ka qenë edhe filmi Black Mirror.
Megjithatë, HBO ka dominuar në fitoren e çmimeve Emms për vite të tëra, deri kur më 2018 ka ndarë këtë pozitë me kanalin Netflix me nga 23 çmime secili rrjet.
Përveç tyre, çmime kanë fituar edhe rrjetet tradicionale si National Geographic me tetë të tillë, kryesisht për dokumentarin, Free Solo.