Me gjashtë pikë pas katër ndeshjeve të para eleminatore drejt Euro 2020 impenjimet e shtatorit për Shqipërinë kthehen në vendimtare. Edy Reja kërkon të vazhdojë aty ku e ka lënë, pas fitores me Moldavinë, por duhet të bëjë llogaritë me dy kundërshtarë të të gjithë prestigjit: Francën kampione bote dhe Islandën që na mundi në transfertë 1-0 tre muaj më parë.
Kështu, tekniku italian ka përzgjedhur me kujdes e jo pa befasi listën e të besuarve të tij për dy ndeshjet kualifikuese. Ka mbetur jashtë elektimit të parë, edhe pse mbetet në dispozicion Armando Sadiku, ndërsa 73 vjecari ka ruajtur grupin e krijuar në grumbullimin e tij të parë, por duke i ndryshuar disa pjesë; kthehet Bare, që me shumë mundësika marrë një shans më shumë për shkak të tërheqjes nga kombëtarja vetëm tre ditë më parë nga Migjen Basha, ndërsa italiani shpluhuros mesfushorin e Paderborn Klaus Gjasula.
Lista e të grumbulluarve:
Portierë: Strakosha, Berisha dhe Hoxha
Mbrojtës: Hysaj, Dermaku, Mihaj, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Veseli, Mavraj
Mesfushorë: Ramadani, Lenjani, Xhaka, Bare, Abrashi, Memushaj, Gjasulën, Qose
Sulmues: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Roshi, Manaj.
Lojtarë të gatshëm: Balliu, Trashi, Sadiku, Kaçe, Seferi, Vrioni dhe Selahi.