Futboll / Nesër, KASTRIOTI vs BURRELI

Futboll / Nesër, KASTRIOTI vs BURRELI
Do të zhvillohen të shtunën ndeshjet e javës së pestë të kampionatit të kategorisë së parë në futboll. Skuadra jonë e futbollit Burreli do të luajë në transfertë ku do të pritet nga ekipi i Kastriotit të krujës. Ndeshja pritet të jetë një sfidë e vështirë për shkak se ekipi pritës nuk ka rezultate shumë të mira në katër javët e para të këtij kampionati. Skuadra e drejtuar nga tekniku Samuel Nikaj pritet të synojë pikët maksimale në këtë ndeshje për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive. Ekipi ka zhvilluar gjatë gjithë javës seancat stërvitore ndërsa nuk do të ketë mungesa në formacionin kryesor. Drejtues të stafit teknik thanë se ndeshja është vlerësuar maksimalisht dhe se do të synohet marrja e tri pikëve të plota. Megjithatë, gjithçka mbetet për tu parë pas përfundimit të lojës që nis në orën 16:00. Ndeshjet e tjera që do të luehn të shtunën janë Kukësi – Pogradeci, Luftëtari – Iliria dhe Korabi – Apolonia. Aktualisht vendin e parë e mban Skënderbeu me 10 pikë, ndjekur nga Laçi me 9 pikë, Apolonia me 7 pikë dhe Burreli me 7 pikë.